Fabregas me gojë hapur : Rusia kishte vetëm një plan..

Përfaqësuesja e Spanjës që konsiderohej si një nga favoritetet kryesore për titullin e kampionit të botës, u eliminua që në 1/8-tën e finaleve nga Rusia mbas serisë së gjuajtjes së penalltive. Spanjollët nuk arritën që ta mposhtnin ekpin “zbornaja”, kështu që, duke qenë se edhe mbas dy shtesave ndeshja përfundoi 1-1, u gjuajtën penalltitë që nxorën fituese Rusinë, pasi portieri i saj, Igor Akinfejev, arriti që të presë goditjet nga pika e bardhë të Kokes dhe të Aspasit dhe kështu ajo fitoi 4-3.
Rezultati i mësipërm sigurisht që i zhgënjeu dhe i zhyti në një dëshpërim të madh të gjithë tifozët spanjollë, midis tyre edhe futbollistin e njohur spanjoll, Sesk Fabregas, që nuk është më pjesëtar i përfaqësueses së “furisë së kuqe” dhe që i deklaroi Bi-Bi-SI-së:
“Unë kam mbetur pa fjalë, sepse prisja që Spanja të zhvillonte një lojë krejtësisht tjetër me Rusinë. Unë e di që Spanja është një ekip shumë më i mirë sesa Rusia. Rusët kishin një plan të qartë – ta çonin ndeshjen deri te penalltitë dhe ata e realizuan këtë plan, pra mundi i tyre në pjesën e tyre të fushës u shpërblye”, vuri në dukje Fabregasi.