Ezgjan Alioski te Lids Junajtidi? Tek Lugano fliste me gola…

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, që është një nga lojtarët kyç të përfaqësueses së Maqedonisë dhe që luan, aktualisht, me Luganon e Zvicrës, ku ai kaloi një sezon të shkëlqyer në kampionatin zviceran, është vënë në fokus të interesimit të disa klubeve, më saktë të dy klubeve, Atalantës së Bergamos që, sikurse thuhet, ka paraqitur tanimë një ofertë përkatëse, dhe, së fundmi, edhe të Lids Junajtidit.

Madje thuhet se agjenti i Alioskit është, momentalisht, në Angli, ku po zhvillon bisedime me përfaqësuesit e lartë të klubit të lartpërmendur anglez. Lidsi që merr pjesë në Campionshipin anglez, një kategori më e ulët sesa Premier Liga, kërkon përgjigje konkrete se me cilin ekip do që të luajë Alioski, me Atalantën apo me Lidsin. Në fakt, Alioski, gjatë sezonit të kaluar, ka shkëlqyer te Luganoja, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 14 asiste.

Sfidanti.al