Çmenduri nga PSZH-ja: Është gati të japë 200 milionë euro për Ronaldon!

Kristiano Ronaldo vazhdon që të mbetet objektivi kryesor i ekipit francez të Paris Sen Zhermenit, PSZH. Sipas njoftimeve me të fundit, ky klub parisien është gati që të ndajë nga buxheti i vet plot 200 milionë euro për transferimin e Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit. Në fakt, PSZH-ja nuk ka probleme parash dhe ka mundësi që ta japë këtë shumë të madhe parash për sigurimin e shërbimeve të futbollistit portugez.

Kjo shumë është gati dy herë më e madhe sesa shuma rekord (105 milionë euro) që u pagua vjet për transferimin më të shtrenjtë të deritanishëm që e mban francezi Pol Pogba i Mançester Junajtidit. Sidoqoftë, presidenti i Realit, Florentino Perez, tha ditët e fundit se ai do të bëjë gjithçka që ta bindë Ronaldon që të vazhdojë të qëndrojë te klubi “mbretëror”, por, megjithatë, shuma prej 200 milionë eurosh është shumë e madhe dhe ka shumë mundësi që kjo shumë ta prishë mendjen, ndërkohë që duhet të kihet parasysh se Ronaldo ka, tanimë, tetë vite në “Santiago Bernabe” dhe duket se ka ardhur koha që ai të ndërrojë mjedis.

sfidanti.al