Në Premier League po trajtohet një nga çështjet më të nxehta siç është ajo e klubit të Everton që pak javë më parë u dënua me 10 pikë për shkak të shkeljes së fair play financiar por telashet për klubin nga Liverpool nuk kanë përfunduar. Everton mund të kalojë nën administrim nga autoritetet ligjore pasi pronari aktual Farham Moshiri po finalizon shitjen te amerikanët e “777 Partners”, zyrtarisht nën hetim në Miami për pastrim parash. Drejtuesi i kompanisë, Josh Wander ka bërë me dije se shpreson që marrëveshja të finalizohet brenda këtij viti, por përpara se kjo të ndodhë, klubi mund të merret nën administrim nga shteti deri në momentin që të hetohen të gjitha akuzat ndaj kompanisë amerikane. “777” ka paguar rreth 100 milionë pound për ta mbajtur operacional klubin por në rast se konstatohen shkelje në lidhje me këtë bashkëpunim që sapo ka nisur, atëherë klubi mund të rrezikojë edhe tjetër sanksion me heqje pikësh.
sfidanti.al