Europiani “ka rënë nga Superliga”, 46 lojtarë të kategorive të dyta!

Do të thotë mesatarisht nga 2 afërsisht për skuadër, dhe kjo nuk është pak. Anjëherë më parë, Kampionati Europian i futbollit nuk ka pasur kaq shumë lojtarë nga niveli inferior në ligat kombëtare, dhe kjo ndodh sidomos për dy arsye. Së pari, sepse në fazën finale janë Uellsi dhe Skocia që kanë shumë lojtarë që luajnë në Championship, në kategorinë e dytë angleze. Ata kanë lindur në Angli, por kanë origjinë uellsiane e skoceze, veçse nuk kanë arritur të ngjiten në Premier Ligë. Vetëm Uellsi (në foto) ka 13 të tillë. Championship ka më shumë se gjysmën e këtyre 46 lojtarëve, por 3 lojtarë luajnë në kategorinë e tretë angleze. Po ashtu, shkak tjetër është që Europiani është zgjeruar në 24 skuadra, dhe në fazën finale janë të tillë si Finlanda apo Maqedonia e Veriut, që kanë në ekip përkatësisht 5 dhe 4 lojtarë të kategorive të dyta.

Sfidanti.al