Pas Eriksenit, një basketbollist goditet nga hemorragjia cerebrale!

Ndodhi në Gjermani, me lojtarin e Bajernit të Mynihut, Paul Cipzer (Zipser), pas një ndeshjeje gjysmëfinale të Bundesligës. Basketbollisti i bavarezëve u godit nga hemoragjia cerebrale dhe u shtrua në spital, ku për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai pati të vjella, humbje ekuilibri dhe kjo e detyroi të thërriste urgjencën. Për fat, Cipzer shkoi në kohën e duhur në spital, dhe mjekët ndërhynë menjëherë. Bajerni njofton se basketbollisti nuk do të marrë pjesë në finalet e plej ofit për titull në Bundesligë pikërisht për shkak të problemeve neurologjike.

Sfidanti.al