UEFA lejon 9 500 tifozë për finalen e Ligës së Europës

Marrëveshja me autoritetet polake është arritur dhe afërsisht 25 për qind e kapacitetit të stadiumit të Gdanskut do të jetë i mbushur me tifozë. Ky është vendimi i UEFA-s, që dëshiron të provojë sesi mund të jetë futbolli me publik, ndërsa epidemia e koronavirusit nis periudhën e “zbaticës” në kontinent. Do të jenë 9 500 tifozë në stadiumin e Gdanskut në Poloni për finalen e Ligës së Europës, për të cilën luhen gjysmëfinales dhe ndeshjet e kthimit janë Roma-Mançester Junajtid (2-6) dhe Arsenal-Vijarreal (1-2). Secili finalist do të ketë nga 2 000 bileta, ndërsa 2 000 të tjera do të dalin në treg. Biletat kushtojnë duke nisur nga 35 euro, ndërsa autoritetet britanike nuk kanë konfirmuar nëse do të lejojnë njerëzit të udhëtojnë drejt Polonisë në 17 maj, nëse njëra nga skuadrat apo që të dyja dalin në finale.

Sfidanti.al