Kritika për Juventusin, Alegrin, Kuadradon dhe Di Marinë!

Në rrjetet sociale ka nisur sërish fushat ku kërkohet largimi i trajnerit. “Alegri out” shkruhet nga shumë anë, ndonëse ironia është e madhe sepse do të ishte krejt ndryshe nëse Juventusi do të ishte kualifikuar për në finale e Ligës së Europës. Nuk ia doli për fare pak, dhe tani duhet të durojë sulmet. Kritikat janë të mëdha edhe për disa nga lojtarët si Kuadrado dhe Di Maria, që sipas tifozëve nuk dhanë atë që pritej. Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Maks Alegrit, pasi gjithçka është në dorë të drejtuesve të rinj të klubit. Gjithsesi, nuk dihet harruar se ekipi ka kaluar një “sezon folklorik”, siç thotë Alesandro Del Piero.

Sfidanti.al