Siti po mposht radhazi “aristokratët” e futbollit europian

Përpara Realit, radhën e pati Bajerni, një tjetër skuadër e madhe e kontinentit. Mançester Siti ia doli që t’i kalonte relativisht lehtë të dy emrat e shquar të Championsit, duke arritur dy fitore e dy barazime, dhe me golaverazhin e përgjithshëm 9-2! Diçka vërtet e rrallë që tregon shumë, ndërsa në grup kaloi Dortmundin e Seviljen, dy ekipe tepër të mira duke pasur 4 fitore e 2 barazime, si dhe golat 14-3! Në raundin e dytë, Lajpcigu e pësoi me shifrat totale 8-1, pra ekipi i Guardiolës ka golat 31-6 deri tani. Skuadra angleze duket e destinuar për të fituar Championsin.

Sfidanti.al