Mediat europiane “çmenden” për Sitin: Ata janë monstra!

Gazetat e përditshme në kontinentin e vjetër nuk mund të mos e kishin titull të madh suksesin e kampiones së Anglisë ndaj Realit në Champions. “Marka” e Madridit shkruajti për “një humbje nga ato që dhembin”. “Il Korriere delo Sport” në Itali deklaron se “ata janë monstra”, duke i qarë hallin Interit për finalen e Stambollit. E përditshmja prestigjioze e Parisit, “L’Ekip”, shkruan thjesht “Sitaneske” (pra, diçka prej Siti), duke komentuan mënyrën sesi u arrit kualifikimi. Për “AS”-n e Madridit, kjo ndeshje ishte “për të qarë”. Nuk mund të mungonte gazeta portugeze, “Rekord” që lavdëroi yllin e kombëtares luzitane, Bernardo Silva: i madhi Bernardo!

Sfidanti.al