‘Eksod’ dhe në Europa League, Real Sociedad-Manchester United luhet në Torino

Do të jetë ‘Allianz Stadium’, impianti i Juventusit, ai që do të presë ndeshjen e parë të 1/16 të finaleve të Europa League mes Real Sociedad dhe Manchester United e programuar të zhvillohet në 18 shkurt në orën 18:55.

Vetë klubi bask bëri të ditur këtë ndryshim të vendit të sfidës për shkak të masës së marrë për të ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe në drejtim të Spanjës deri në 16 shkurt, një masë që mund të zgjatet në kohë duke bërë që të merret ky vendim për t’u luajtur diku tjetër.

Sfidanti.al