Zgjerohet gjithnjë e më shumë hetimi për vdekjen e Diego Armando Maradonës në Argjentinë. Shkon në 5 numri i personave që po hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme e San Isidros që ka marrë përsipër të zgjidhë këtë cështje. Sipas medias argjentinase, pas Dr. Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, tashmë po hetohen edhe psikologu Carlos Diaz dhe infermierët Ricardo Almirón dhe Dahiana Gisela Madrid.
Që të tre këta persona akuzohen se kanë gënjyer në seancat e para të marrjes në pyetje pas vdekjes së El Pibe De Oros. Psikologu Carlos Diaz mori kujdesin ndaj Maradonës në shtator të 2010 dhe u pa me dyshim si nga Leopoldo Luque e Agustina Cosachov ashtu edhe nga prokurorët për rolin dominues që kishte ndërmarrë. Ndërsa Almiron, ishte i fundit që e pa Maradonën gjallë, përpara se t’I hiqej detyra. Me shumë mundësi, 3 te hetuarit e rinj të cështjes të merren sërish në pyetje nga hetuesit në ditët në vazhdim.
Sfidanti.al