Garet Bejl nuk do të luajë golf, të paktën gjatë përgatitjeve dhe zhvillimit të Evropianit të vitit 2020. Ky është vendimi I marrë nga Federata Uellsiane e Futbollit që e detyron yllin e Realit të Madridit që për disa javë të heqë dorë nga pasioni I tij I madh.
‘Nuk mund të lejojmë që futbollistët tanë të vënë në rrezik shëndetin e tyre për të luajtur golf-tha Drejtori I Përgjithshëm I Federatës Uellsiane, Xhonatan Ford-kuptoj që disa prej lojtarëve mendojnë ndryshe, se nuk mund të bëhen stërvitje gjithë ditën dhe se është e nevojshme edhe për t’u relaksuar. Po rata duhet të bëjnë kujdes’,
Vendimi I Federatës për të ndaluar lojtarët të luajnë golf është mirëpritur edhe nga trajneri I Uellsit, Rajan Gigs dhe Ford theksoi se ai e di shumë mirë që gjatë grumbullimit të gjithë duhet të jenë të fokusuar te futbolli.
Pasioni I Bejl për golfin nuk është aspak një mister. Vetëm pak kohë më parë, sulmuesi uellsian zemëroi jo pak tifozët e Realit të Madridit sepse pasi siguroi kualifikimin për në Euro 2020 pozoi me flamurin e Uellsit ku shkruhej: Uellsi, golfi, Madridi; sipas kësaj renditjeje. Në fazën finale të Evropianit, Uellsi është në Grupin A me Italinë, Zvicrën dhe Turqinë dhe debutimin do ta bëjë në 13 qershor në Baku me ndeshjen ndaj Zvicrës, më pas 4 ditë më vonë do të luajë me Turqinë po në Azerbajxhan dhe në fund do të jetë ndeshja me Italinë në 21 qershor në Olimpico të Romës
Sfidanti.al