Rreth 1 vit më parë, Ole Gunar Solskjaer bëri realitet ëndrrën e jetës së tij duke u bërë trajner I mancester Junajtid, por pas gati 365 ditësh, gjërat kanë ndryshuar shumë dhe pozitat e norvegjezit në pankinën e Djajve të Kuq duket gjithnjë e më pak solide. Shkaku për këtë u bë fillimi jo I mirë I sezonit dhe klasifikimi gjithnjë e më I ftohtë. Pas 14 javëve kampionat, Mancester Junajtid e sheh veten me 22 pikë më pak se Liverpuli dhe 8 pikë më pak se vendi I katërt që është I zonës Champions.
Për Solskjaer me pak fjalë bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërkohë që ai pati edhe probleme të tjera. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, norvegjezit iu rezervua një surprizë e hidhur në mëngjesin e kësaj të hënë në qendrën stërvitore të Kerrington pas barazimit me Aston Vilën. Gjatë natës, temperaturat ranë në -5 gradë Celcius në pjesën veriperëndimore të Anglisë dhe Solskjaer mbeti I bllokuar jashtë qendrës stërvitore.
Disa punëtorë zhbllokuan kangjellat e ngrira duke përdorur mjete elektrike që shkaktuan disa shkëndija ashtu si ato që pritet të shfaqen në prag të sfidës me Totenhemin ku Murinjo kthehet në Old Traford si një kundërshtar I Mancester Junajtid, ndoshta për të marrë edhe revanshin e tij personal.
Sfidanti.al