Është një traditë përcaktimi i më të mirëve në biotën e futbollit në fund të cdo vitit. ESPN e ka bërë një gjë të tillë duke përcaktuar ata që kanë rezultuar më të spikaturit e 2018 për rolet e tyre respektive. Bie në sy triumfi i Lionel Mesin në kategorinë Sulmes të përgjithshëm duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm Kristiano Ronaldo.
Përsa u përket pozicioneve të tjera të lojtarëve në fushën e lojës; Portieri më i mirë u shpall David De Gea, ndërkohë që si mbrojtësi i djathtë më i mirë u zgjidh Dani Karvahal që la pas Kimih e Uoker. Qendërmbrojtësi më i mirë sipas ESPN ishte Serhio Ramos, ndërsa në të majtë të këtij reparti triumfoi një tjetër lojtar i realit të madridit, Marselo. Në qendër të mesfushës, cmimi i takoi fituesit të Topit të Artë, Luka Modric, ndërsa Kevin De Brëjne fitoi si mesfushori me tipare sulmuese më i mirë.
Duke u kthyer te reparti i Sulmit, Mane u shpall sulmuesi i krahut më i mirë, ndërsa Herri Kejn si qendërsulmuesi më i mirë. Rrjeti ESPN vendosi të japë vlerësimin e tij edhe për Trajnerin më të mirë të vitit, cmim që i shkoi Pep Guardiolës së Mancester Sitit.
sfidanti.al