Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka përcaktuar një ligj të ri që ndalon që, në Turqi, stadiumet e futbollit të quhen “arena”. Sipas Erdoganit, fjala “arena” rrjedh nga kohërat e Perandorisë Romake dhe se ajo ishte vendi, ku njerëzit luftonin për jetë ose vdekje. “Në gjuhën tonë, nuk ekziston një fjalë e tillë. Jam kundër ‘arenës’, duke qenë se unë e di se çfarë është bërë atje, në të kaluarën. Atëkohë, atje, egërsirat bënin copë-copë njerëzit”, deklaroi presidenti turk. Në Turqi, ka disa stadiume që quhen “arena”, si për shembull, “Vodafon Arena”, ku luan Beshiktashi, dhe “Turk Telekom Arena”, ku ndeshjet e tij i zhvillon Gallatasaraji.
Sfidanti.al