Ekuacioni i Kasijasit: tifoz me Realin,  trofeun ia “jep” Bufonit

Kasillas shpreson që Buffon do ta fitojë Ligën e Kampionëve, megjithëse mbështet Real Madridin në finale.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, meriton ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Buffoni e meriton Ligën e Kampionëve edhe pse unë përkrahi Real Madridin”, tha fillimisht Casillas.

“Karriera e Buffonit nuk mund të përfundojë pa e fituar Ligën e Kampionëve”, shtoi legjenda e Los Blancos.

“Jam i lumtur për Higuain, ai është lojtar i madh dhe e ka merituar këtë finale”, shtoi Casillas.

“Juventusi dhe Real Madridi janë në të njëjtin nivel, por mendoj se italianët kanë mbrojtje më të mirë. Tani janë të mirë edhe ofensivë, me Dybala, Higuaín dhe Mandzukic. Kanë sulm të frikshëm”, përfundoi Casillas.

Juventusi dhe Real Madridi do të përballen me 3 qershor në Cardiff.

“Zonja e Vjetër” kërkon ta fitojë këtë trofe për herë të parë pas vitit 1996, derisa Real Madridi dëshiron të shkruajë histori duke triumfuar dy herë me radhë në këtë gare.