Erdhi fundi? Sipas medias spanjolle, Zidane largohet nga Reali në fundin e sezonit

Zinedine Zidane vazhdon të  mendojë për të ardhmen e tij, ndërsa Reali I Madridit është në pritje për të planifikuar sezonin 2021/2022. Sipas ‘Telemadrid’, Zinedine Zidane po vlerëson mundësinë për të lënë pankinën e Los Blancos në fund të sezonit dhe të mos e mbyllë kontratën e tij që skadon në vitin 2022.

Zidane nuk ka dhënë asnjë shenjë për atë cfarë ai ka ndërmend të bëjë duke deklaruar gjithnjë se për të nuk ka asgjë tjetër rëndësi vec të tashmes. Mësohet se në gjurmët e Zinedine Zidane është vënë Juventusi, skuadra ku  francezi ka luajtur një periudhë kohe si futbollist

Sfidanti.al