Barcelona mendon rinovimin me Dembele deri në vitin 2023

Barcelona mendon për rinovimin e kontratës me Ousmane Dembele e cila skadon në vitin 2022. Sipas të përditshmes sportive katalanase ‘Sport’, klubi blaugrana dëshiron që t’i ofrojë sulmuesit 23 vjecar francez një kontratë 3 vjecare deri në vitin 2025 me Dembele që do të duhet të kthejë një përgjigje në javët e ardhshme.

Nëse futbollisti do të refuzojë këtë propozim të Barcelonës për të rinovuar, ai mund të largohet nga skuadra që këtë verë. Në këtë mënyrë klubi katalanas nuk do të humbiste futbollistin me parametra zero. Ousmane Dembele u transferua te Barcelona në verën e vitit 2017 nga Borussia e Dortmundit për shifrën e 105 milionë Euro dhe bonuse të tjera.

Sfidanti.al