Reali I Madridit dhe Barcelona do të mund të fitojnë mbi 35 milionë Euro në vit duke I shtuar emrin e një marke komerciale atij të stadiumieve te tyre; Santiago Bernabeu dhe Camp Nou. Ky është përfundimi I arritur nga një studim I një kompanie këshilluese amerikane, Duff&Phelps.
Sipas kësaj kompanie Reali I Madridit dhe Barcelona do të siguronin konkretisht 36.5 milionë Euro në vit duke lënë pas Mancester Junajtid dhe Old Trafford me 30.5 milionë. Sipas kësaj kompanie, prania e yjeve të futbollit botëror si ajo e Lionel Messit te Barcelona dhe rimodelimi I impianteve të të dy klubeve ndikojnë shumë në këtë vlerësim.
Studimi që krahason praninë e emrave komercialë në stadiumet e klubeve të ligave të ndryshme evropiane, reflekton diferencën e madhe që ekziston mes Bundesligës gjermane ku 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, me kampionatet e tjera është shumë e madhe.
Në kampionatin gjerman, 28% e akordeve te sponsorizimit janë me kompani financiare, 17% me kompani të automobilizmit, 5% me kompanitë e energjisë dhe 33% kompani të llojeve të tjera.
‘Një prej motiveve që shtyn kompanitë financiare që të bëhen sponsorë pasi fitojnë mundësinë që ato të bëhen ortakë të klubit dhe I përdorin akordet për të shitur të tjera shërbime, finanacuar lojtarët apo stadiumet, apo shesin karta bankare të tifozët-shpjegon studimi
Ky studim në të njëjtën kohë bën edhe një krahasim me stadiumet e NFL ku 25% e të cilëve kanë si sponsorë kompani financiare, 13% kompani të automobilizmit, energjisë, telekomunikacionit. Vetëm 19% e stadiumeve nuk kanë emra sponsorësh në to.
Sfidanti.al