Eliminimi i Atletikos; do ta pranojë këtë radhë Barcelonën, Grizman?

Antuan Grizman po mendon seriozisht për të ardhmen e tij te Atletiko madrid. kështu theksohet të paktën te e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ sipas së cilës, francezi është turbulluar jo pak pas eliminimit të skuadrës madrilene nga Juventusi në Ligën e Kampioneve kështu që këtë radhë nuk e përjashton mundësinë e largimit të tij nga Los Colchoneros.

Gjithnjë sipasL’Equipe’, kontrata e grizman që skadon në vitin 2023 ka një klauzolë prej 200 milionë euros por me një përjashtim; deri në qershor kjo klauzolë është 120 milionë Euro dhe në këtë opikë Barcelona është gati të rihyjë në lojë dhe të paguajë këtë vlerë.

‘L’Equipe’ thekson gjithashtu se tashmë drejtuesit e klubit katalanas kanë hyrë në kontakte me përfaqësuesit e Grizmanit duke ofruar një kontratë për të deri në viotin 2024 me një pagë prej 16 milionë Eurosh në sezon që do ta bënte francezin futbollistin e dytë më të paguar te Barcelona pas kapitenit Lionel Messi.

sfidanti.al