‘El Clasico’ në Kupën e Mbretit, Barcelona-Real Madrid në gjysmëfinale

Ky sezon do të ketë edhe dy ndeshje të tjera ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Do të jetë edhe Kupa e Mbretit ajo që do të vërë përballë dy gjigandët e futbollit spanjoll në tentativën e tyre për të fituar trofeun. Barcelona u kualifikua për në këtë fazë të këtij kompeticioni pasi arriti të fitojë me një përmbysje të madhe ndaj Sevijës që e mundi 6-1 në Camp Nou pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë. Ndërsa Reali fu kualifikua pasi mundi Gironën me rezultatin e përgjithshëm të të dy ndeshjeve me të 7-3.

Këtë të premte u hodh edhe shorti i fazës gjysmëfinale te Kupës së Mbretit duke vendosur përballë Barcelonën dhe Realin e Madridit, ndërkohë që cifti tjetër është Betis-Valencia. ‘El Clasico’ e parë e Kupës së Mbretit do të luhet të mërkurën në 6 shkurt në orën 21:30. Në të njëjtën ditë, 2 orë përpara do të luhet Betis-Valencia. Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen në 27 shkurt në Santiago Bernabeu dhe Mestalla. Finalja e Kupës së Mbretit të këtij viti do të luhet në 25 maj në stadiumin e Betis Sevijës, ‘Benito Villamarin’.

Përsa i përket kampionatit, ‘El Clasico’ i parë i zhvilluar në ‘Camp Nou’ pa Barcelonën si fituese me rezultatin e thellë 5-1 ku heroi i ndeshjes u bë Luis Suarez me 3 gola të shënuar. Ishte pikërisht kjo ndeshje që largoi Lopetegin nga stoli i Los Blancos duke u zëvendësuar nga Santiago Solari. Ndeshja e fazës së dytë mes Barcelonës dhe /Realit do të zhvillohet në 2 mars, vetëm 3 ditë pas sfidës së kthimit mes tyre në Kupën e Mbretit.

sfidanti.al