Edhe Federata Angleze e Futbollit po kalon kohë të vështira. Qeveria e futbollit në Angli shkurtoi 164 vende pune për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia coronavirus që është 15% e organikës së saj teksa ka regjistruar një humbje prej 75 milionë Paund në 2020, humbje që mund të shkojnë në 300 milionë Paund nëse në Ëembley nuk do të lejohen tifozë për një afat të mesëm e të gjatë
Federata Angleze tani mund të marrë një hua prej 200 milionë Paund duke shfrytëzuar dekretin Covid-19 që lejon të shfrytëzojë normën e interesit prej 0.5%. FA po e konsumon një hua që është e lidhur me ristrukturimin e Wembley dhe shuma do të shlyhet në 2024. Fluksi i të ardhurave në 2020 për këtë institucion tashmë është kompromentuar pasi janë anuluar ndeshjet e futbollit, playoff dhe kombëtarja, ato të futbollit amerikan dhe koncertet muzikore.
Sfidanti.al