Frikë për futbollistin e Derby County; goditet me thikë gjatë grabitjes

Shënohen momente frike për Andre Wisdom, mbrojtësin e Derby County, skuadër e Championship në Angli. Futbollisti u sulmua me thikë nga keqbërës që donin ta grabisnin teksa zbriste nga makina e tij në Liverpool. Lajmi u konfirmua nga vetë Derby County teksa shpjegoi se Wisdom u sulmua pa provokuar askënd dhe se tani është në gjendje të stabilizuar

‘Wisdom ka marrë plagë për të cilat u dërgua në spital. Tani objektivi ynë është që të japim mbështetjen maksimale për të dhe familjen e tij-theksohet ndër të tjerat në komunikatën e Derby County që më pas doli edhe me një postim në Twitter teksa i uroi futbollistit të tij shërim të shpejtë.

Sipas asaj që publikohet në median angleze, Wisdom kishte shkuar të vizitonte prindërit në Toxteth kur u sulmua me thikë nga grabitësit. Andre Wisdom që ka veshur edhe fanelën e Liverpoolit, u bë protagonist në fitoren e së shtunës së Derby County me Reading 2-1 dhe tani kjo skuadër është shumë pranë zonës së playoffit për ngjitjen në Premier League.

Sfidanti.al