NBA, Brooklyn Nets; 2 lojtarë pozitivë me Covid-19

Janë DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie, basketbollistët e Brooklyn Nets ata që kanë rezultuar pozitivë me coronavirus. Lojtari që luan në pozicionin e qendrës, Jordan teksa bëri të ditur pozitivitetin e tij theksoi gjithashtu se nuk do të bashkohet me skuadrën për rifillimin e kampionatit të NBA në Orlando të Floridas.

Ndërkaq, më herët ishte Dinwiddie ai që zbuloi se kishte dalë pozitivë në testet për coronavirus dhe se kishte ende simptoma. DeAndre Jordan dhe Dinwiddie e cuan në 6 numrin e basketbollistëve të prekur nga coronavirusi mes të cilëve ishte edhe superylli Kevin Durant. Ndërkaq, të gjithë këta lojtarë nuk do të kthehen në parket me skuadrën e Nets për pjesën e mbetur të sezonit dhe atyre do t’u bashkohet edhe një tjetër emër i madh, Kyrie Irving.

Sfidanti.al