Edhe një PROVE tjetër se lista e FIFA-s per përfaqësueset s’ka kuptim!

Rifreskimi i fundit i ranglistës së FIFA-s përbën një provë tjetër se ajo është e pakuptimtë dhe një tregues jo i besueshëm i cilësisë së përfaqësueseve dhe të rezultateve të tyre. Në listën më të re të FIFA-s, përfaqësuesja e Italisë që, mbas 60 vitesh, nuk do të marrë pjesë në një Botëror, ka përparuar, madje, duke kaluar edhe Anglinë që, sikurse dihet, dominoi në Grupin F dhe mblodhi 26 pikë. Gjatë këtij muaji, përfaqësuesja e Anglisë barazoi me homologet e veta të Gjermanisë dhe Brazilit që zëjnë vendet e para në listën e lartpërmendur, por, megjithatë, ajo ra tre vende dhe, tani, ndodhet në vendin e 15-të. Mbas Gjermanisë dhe Brazilit, vijnë Porugalia, Argjentina, Belgjika dhe Spanja që ka përparuar dy pozicione. Në 10-tshën e parë bëjnë pjesë, gjithashtu, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Në fakt, më shumë kanë përparuar Danimarka dhe Suedia që dolën triumfuese në ndeshjet play off kundër Irlandës dhe, pikërisht, kundër Italisë, ndërkohë që rënien më të madhe e ka pësuar Uellsi, duke rënë pesë pozicione dhe, tani, ndodhet në vendin e 19-të.

Sfidanti.al