Brazili është ai që më të mëdha për të fituar Botërorin e Rusisë. E thotë këtë studimi i kryer nga Gracenote dhe që u publikua nga BBC. Sipas këtij studimi, Brazili, 5 herë kampion bote ka 21% shanse për triumfin final në turneun rus i ndjekur nga Spanja me 10% në vendin e dytë dhe Gjermania në të tretin me 8%
Nuk duket se kampionët e Evropës të Portugalisë do të kenë shumë shanse për të përsëritur suksesin e Euro 2016 pasi kuotohet me 4% po aq sa edheAnglia e Belgjika. në të njëjtën kohë Gracenote bëri të ditur se shansi që titullin ta fitojë një ekip që nuk e ka arritur kur më parë këtë është 47%, ndërkohë që vuri në dukje edhe dominimin e Evropës dhe Amerikës latine. Styudimi thekson se 10 nga 16 skuadrat që do të kalojnë fazën e grupeve të Botëroprit do të jenë nga Kontinenti evropian, 5 nga ai amerikanolatin dhe 1 nga Amerika qendrore.
sfidanti.al