Pas reshjeve, Nadal e Del Potro arrijnë gjysmëfinalet e Roland Garros

Shiu nxjerr sërish nga telashet Rafael Nadal. Historia e finales së Mastersit të Romës ndaj Zverev u përsërit edhe në cerekfinale të Roland Garros ku 32 vjecari u përball me Diego Shvarcman të cilin e mundi 3-1. Argjentinasi u shfaq më mirë se Nadal ndaj të cilit fitoi setijn e parë 6-4, ndërkohë që në të dytin mori kryesimin deri në 3-1. por numri 1 i botës e ktheu situatën në këtë set në favor duke e përmbysur këtë disavantazh në 5-3, kur u ndërpre ndeshja pr shkak të reshjeve për t’u shtyrë këtë të enjte. me rikthimin në fushën e lojës, Nadal nuk shfaqi asnjë pikë mëshire për kundërshtarin teksa e mbylli setin e ddytë 6-3, ndërkohë që dy të tjerët i fitoi 6-2;6-2. Për Nadal, kjo e këtij viti është gjysmëfinalja e 11 në Roland Garros dhe e 27 në turnetë Grand Slam.

Kundërshtari i Nadal do të jetë Huan Martin Del Potro që mundi Marin Cilic 3-1. Edhe ndeshja mes argjentinasit dhe kroatit u mbyll këtë të enjte për shkak të reshjeve të shiut. Del Potro, që rikthehet në gjysmëfinale të Roland Garros pas 9 vitesh, fitoi setin e parë 7-6, por humbi të dytin kundrejt kroatit 5-7. Më pas Del potro e mori sërish veten duke fituar dy setet e tjerë 6-3 dhe 7-5 dhe krejt ndeshjen 3-1. Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo që do të luhet mes Dominik Tim dhe italianit Çekinato.

sfidanti.