Ankesat e Vershtapenit: Sa kritika ndaj meje!

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Kanadasë, ku spektaktli do të jetë i garantuar. Gjithcka do të nisë ditën e premte me provat e lira për teë vijuar me provat kualifikuese të së shtunës për t’u mbyllur me garën  e së dielës. Pilotët po përgatiten të gjithë por Vershtapen merr gjithnjë vëmendjen më të madhe për shkak edhe të karakterit që ai tregon gjatë garave.  Piloti i talentuar holandez gjithnjë është kritikuar në momentet kur e ka tepruar me manovrat e tij gjatë garave si ajo që u pa në garën e Montekarlos dhe Vershtapen nuk ngurroi të ankohet për kritikat që bëhen ndaj tij.

‘Bëhet fjalë për një betejë të vërtetë, ne Montekarlo ia dola të hyj në zonën e pikëve pas penalitetit. kështu që cdo gjë është në rregull dhe unë u lodha duke dëgjuar se duhet të ndryshoj sjellhe në gara-tha Vershtapen-është pikërisht kjo sjellje që më ka sjellë aty ku jam sot. U lodha duke dësgjuar kaq shumë komente për mua. Sigurisht fillimi i sezonit nuk ishte më i miri, por mjaft më me fjalë. Dua të përqendrohem tek pna që më pret. Përsa u përket incidenteve të shumta, nuk dua të flas aspak për to’.

sfidanti.al