Trajneri i deritanishëm i Çelsit, Antonio Konte, është shfaqur si kandidati kryesor për postin e trajnerit të Realit të Madridit. Sikurse dihet, klubi “mbretëror” u gjend papritur pa trajner, pasi Zinedin Zidane vendosi që të japë dorëheqjen, sikurse thuhet, për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me krerët e Realit se cilët futbollistë duhet të sillen në ekip gjatë sezonit veror të ardhshëm të transferimeve.
Sidoqoftë, interesant është fakti se gjatë ditëve të fundit, madje, tre trajnerë me emër, Masimiliano Alegri i Juventusit, Joakim Lëv i përfaqësueses së Gjermanisë dhe Julian Nagelsman i Hofenhajmit, e kanë refuzuar sfidën që të marrin përsipër kampionin aktual të Evropës.
Sfidanti.al