Paul Pogba do të largohet këtë verë nga Manchester United. Kjo është ajo që publikohet te tabloidi britanik ‘Daily Mirror’ sipas të cilit klubi I Premier League angleze ka vendosur të nxjerrë në merkaton e transferimeve mesfushorin francez, kontrata e të cilit me Djajtë e Kuq përfundon në vitin 2022 por që ai nuk dëshiron ta rinovojë
Kjo I shtyn drejtuesit e Djajve të Kuq që të preferojnë që ta shesin kartonin e futbollistit në verën e këtij viti në mënyrë që të rekuperojë një pjesë të shifrës prej 105 milionë Eurosh të shpenzuar në vitin 2016 për ta rimarrë nga Juventusi
‘Daily Mirror’ shpjegon se Reali i Madridit, Juventusi dhe Paris Saint Germaini janë 3 klubet që janë në garë për të siguruar shërbimin e Pogba. Në rastin e Los Blancos, Zidane e ka kërkuar blerjen e mesfushorit që nga momenti I rikthimit të tij në pankinën e skuadrës merenges. Por drejtuesit e Realit të Madridit nuk e kanë parë kurrë me sy të mirë blerjen e kartonit të Pogba, kështu që mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i tyre ndaj francezin në merkaton e kësaj vere
Sfidanti.al