E thonë në Spanjë: Laporta do Flick në pankinën e Barcelonës

Hans Dieter Flick është kandidati kryesor për të zëvendësuar Ronald Koeman te Barcelona. Të paktën kjo është ajo që bën të ditur radio RAC1, sipas së cilës, presidenti aktual Joan Laporta ka zgjedhur trajnerin aktual të Bayernit të Mynihut për të marrë drejtimin e blaugranave sezonin e ardhshëm.

Mësohet se mes Laportës dhe Flick ka pasur një kontakt me trajnerin gjerman që të shtunën do të jetë në ndeshjen e tij të fundit me Bayernin ndaj Augsburgut, që ka mbetur i habitur nhga planet e kreut ta Barcelonës.

Gjithnjë sipas RAC 1, telefonata e Laportës ka ndryshuar planet e Flick që kishte arritur një marrëveshje verbale me Federatën Gjermane të Futbollit për të zëvendësuar Joachim Loeë në stolin e Gjermanisë në përfundim të Evropianit, kështu që tani Laporta është në pritje të përgjigjes së tij.

Sfidanti.al