E quanin fenomeni kur ishte në fushë, Ronaldo “rifutet’ në futboll

Nga fusha e vërtetë në fushën virtuale. Cili do të kishte më shumë zotësi dhe talent sesa braziliani Ronaldo, ai 24 karatshi, që driblonte duke lodruar si pakkush. Edhe ai si shumë të tjerë ka njoftuar në instagram se do të investojë në një aventurë të re.  Ish-sulmuesi i Interit do të investojë në biznesin e video-lojërave dhe do të bëhet partner me Cnb Sports, një nga emrat më të mëdhenj  në sportet elektronike në Amerikën e Jugut.

“Do të investojmë në skuadër- ka komentuar Ronaldo – dhe do ta ndjekim këtë fenomen në Internet së bashku me 70 milionë të telespektatorë nga e gjithë bota.  Vetëm në vitin 2015-të janë gjeneruar afro 610 milionë dollarë që ishin investime, sponsorizime dhe premio për futbollistët.