E ka seriozisht, Ronaldinjo i thotë lamtumirë përfundimtare futbollit

Magjistari brazilian i futbollit, Ronaldinjo, që mbas pak muajsh mbush 38 vjeç, i dha fund, edhe zytrtarisht, lamtumirë futbollit, konkretisht karrierës së tij si futbollist aktiv në fushë. Ai, në fakt, ka kohë që nuk është angazhuar në ndonjë klub, ndërkohë qe konfirmoi se ai nuk ka në plan që të bëhët përsëri pjesë përbërëse e konkurrimeve zyrtare futbollistike.

Ronaldinjo do të mbahet mend si një nga mjeshtrit më të mëdhenj të futbollit, si magjistari i vërtetë i topit dhe si futbollisti i parë, mjeshtritë e të cilit i kanë parë në you tube më shumë se 1 (një) milion herë.

Sfidanti.al