Lajmi se Ser Aleks Fergusoni është shtruar në spital mbas një hemorragjie në tru ka tronditur botën e futbollit. Menjeherë, sapo u shtrua në spital, të shtunën në mbrëmje, ai iu nënshtrua një operacioni që përfundoi me sukses. Klubi i Mançester Junajtidit bën të ditur se Fergusoni ka nevojë për një përkujdesje intensive që ta marrë veten.
Sikurse vihet në dukje, e rëndësishme është që trajneri legjendar 72-vjeçar e mbijetoi natën dhe iu shmang pasojave fatale të goditjes në tru në shtëpinë e vet në Çesir. E gjithë bota futbollistike është bashkuar dhe po lutet për shpëtimin e Fergit unik.
Sfidanti.al