Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, në një deklaratë të tij të fundit në media, kritikoi, megjithëse, me dorëza, trajnerin e tij, Mauricio Sari, duke theksuar: “Ne, gjithnjë, luajmë me të njëjtin ekip. Po të mos ishte dëmtuar Gulami, ne nuk do të mësonim se edhe Mario Rui është lojtar i mirë”. De Laurentisi që, zakonisht, nuk e përmban gjuhën, nuk kurseu që, si gjithnjë, të lëshonte shigjeta helmuese edhe në adresë të Juventusit:
“Unë, gjithnjë, kam thënë se me rastin e Kalçopolit ndaj Juventusit u tregua një butësi e madhe, sepse ashkush nuk duhet të guxojë t’i dalë përpara familjes Anjeli! Sidoqoftë, duhet të jemi të ndershëm, ne kishim shansin që ta rrisnim epërsinë tonë, por, nuk mund të luash, gjithnjë, me të njëjtët lojtarë dhe kjo është arsyeja që ne u rrëzuam para finishit”, deklaroi presidenti i Napolit.
Sfidanti.al