Ironi e tipit Kin: Lojtarët e Arsenalit morën atë që meritonin: ASGJË!

Akoma nuk është fashitur zhgënjimi që përfshiu tifozët e Arsenalit mbas eliminimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës nga Atletiko e Madridit. Ish-kapiteni i “djajve të kuq” Roj Kin ngarkon me faj vetëm lojtarët, ndërsa vuri në dukje se Arsen Vengeri meritonte shumë më tepër:

“Arsen Vengeri meritonte shumë më tepër dhe lojtarët e Arsenalit morën atë që meritonin dhe kjo është një asgjë e madhe! Atyre u mungoi zjarri i brendshëm dhe besimi. Sezonin e kaluar, unë e kam kritikuar Arsenalin se nuk kishte karakter, kurse, tani, në të dy ndeshjet gjsymëfinale me Atletikon, doli se ai nuk ka as kualitet. Sidoqoftë, Vengeri duhet të jetë krenar për atë që ai ka arritur me këtë klub, por tani ky klub ka nevojë për një trajner të ri dhe lojtarë të rinj. Më vjen keq, kur konstatoj sesa larg është Arsenali nga Siti, Junajtidi, Çelsi, Liverpuli dhe Totenhemi”, tha futbollisti legjendar Kin.

Sfidanti.al