Juventusi gjatë këtij sezoni po luan në mënyrë fantastike dhe një nga individët më të mirë është sulmuesi kroat, Mario Manxhukiç. Por, megjithatë, ai së shpejti do të mbushë 33 vjeç dhe “bardhezinjtë”, sikurse thuhet, janë vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër cilèsor që do të mund ta zëvendësonte atë.
Trajneri Masimo Alegri do që të ketë në ekipin e tij një sulmues robust që do të mund të luajë së bashku me Dibalën dhe Ronaldon.
Media italiane shkruan se objektiv kryesor i Juventusit është sulmuesi i Mançester Junajtidit, Romelu Lukaku. Thuhet se në Torino kanë filluar të punojnë për transferimin e këtij futbollisti belg 25-vjeçar që do të mund të vijë te Juvja verën e ardhshme. “Zonja e vjetër” është gati të japë për të 75 milionë sterlina që duket si një shumë që mund të bindë Junajtidit që ta lëshojë Lukakun që gjatë këtij sezoni ndodhet në një formë jo të mirë.
Sfidanti.al