Pritej vetëm firma, por ajo po vononte të vinte. Përfundimi i tratativave dukej se varej nga impenjimet e futbollisit që vazhdon të jetë protagonist në Ligën e Kampioneve me Manchester City. Por në të vërtetë duket se Juventus ‘ka future hundët’ në negociatat mes David Silvës dhe Lazios. Andrea Pirlo gjithnjë e ka vlerësuar shumë spanjollin dhe do të donte që ai të përforconte mesfushën bardhezi.
Lotito dhe Tare e kishin arritur akordin me David Silvën që e mbyll kontratën me Citizens; 3 milionë Euro neto në sezon për 3 vjet. Por heshtja e orëve të fundit e personave që rrethojnë futbollistin ka bërë që te Lazio të ndizen sirenat e alarmit te drejtuesit e klubit bardhekaltër.
Në këtë pikë, Lazios nuk i mbetet gjë tjetër vecse të përshpejtojë hapat dhe të rrisë presionin te futbollisti në orët në vazhdim për të firmosur kontratën, përpara se Juventus të gjejë një akord akoma më avantazhues për mesfushorin spanjoll.
Sfidanti.al