MotoGP, dy garat në Misano me dyer të hapura për 10 mijë spektatorë në ditë

10 mijë persona në ditë në tribunë për të dy garat e Misanos në Botërorin e MotoGP. Rajoni i Emilia Romagnas, nëpërmjet një urdhri të firmosur nga presidenti i saj, Stefanio Bonaccini, modifikon rregullin për numrin maksimal të personave të parashikuar për t’u lejuar në impiantet e hapura, 1000, në ato vende ku për evente të një rëndësie kombëtare dhe kombëtare mund të lejohet një numër më i madh shikuesish.

Autoritetet e këtij rajoni vlerësuan se organizatorët kanë bërë një punë të mirë bazuar në normativat e  nevojshme duke treguar kujdes për protokollet duke garantuar aplikimin me rigorozitet të tyre për këto dy evente; Cmimin e Madh të San Marinos në 11-13 shtator dhe Cmimin e Madh të Emilia Romagna 18-20 shtator.

Sfidanti.al