Dyshimet e Higuain; do të donte të qëndronte në Argjentinë

Gonzalo Higuain nuk dëshiron që të kthehet në Itali. Sulmuesi I Juventusit ndodhet në Argjentinë që nha 19 marsi për të qenë me familjen e tij gjatë periudhës së karantinës dhe sipas ‘Sky Sport’ është snhumë I shqetësuar për situatën në Itali duke kërkuar shtyrjen e kthimit të tij në Torino, madje ka arritur deri aty sa të mendojë që të mos kthehet fare në vendin e Apenineve.

Për momentin, Zonja e Vjetër nuk u ka kërkuar futbollistëve të saj të huaj për t’u kthyer pasi është në pritje të pozicionit zyrtar të qeverisë italiane në lidhje me rikthimin e skuadrave në stërvitje që sipas protokollit që dëroi sot Federata Italiane do të duhet të ndodhë në 4 maj.

Gjithsesi ,tashmë të gjithë klubet e Serisë A po organizohen që të jenë gati në momentin që autoritetet të ndezin dritën e gjelbër për të nisur përgatitjet, për më tepër futbollistët që do të vijnë nga jashtë Italisë do të duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në karantinë përpara se të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës.

Higuain që po përjeton edhe një moment personal të komplikuar për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij,  nuk I ka të qarta idetë në lidhje me të ardhmen e tij teksa ka marrë oferta nga Katari, SHBA dhe Argjentina ku e pret River Plate.

Sfidanti.al