Beckham: Messi është unik, Cristiano nuk e arrin nivelin e tij

David Beckham duket se e ka bërë ‘armik’ Cristiano Ronaldon me deklaratat e tij më të fundit teksa nuk I ka kursyer elozhet për Lionel Messin. Ish futbollisti I Manchester United, Realit të Madridit apo Paris Saint Germainit deklaroi se argjentinasi është unik dhe se Ronaldo nuk e arrin nivelin e tij, frazë që nuk do t’I pëlqejë aspak portugezit

‘Messi është një futbollist unik dhe sot për sot nuk ka asnjë tjetër si ai-tha Beckham-ai dhe Cristiano, që nuk e arrin nivelin e Messit, janë shumë shkallë sipër pjesës tjetër të futbollistëve

David Beckham kujtoi edhe duelin ndaj argjentinasit kur ishte pjesë e Paris Saint Germainit.

‘Ne po sulmonin, por ai hyri në fushën e lojës dhe Barcelona shënoi-tregon Beckham-pavarësisht moshës, unë po argëtohesha dhe skuadra u paraqit mirë në të dyja ndeshjet. Bëmë gjëra për të cilat u ndjemë krenar. Nuk humbëm ndaj Barcelonës’

Barcelona edhe Paris Saint Germain me Beckham në fushë u përballën në cerekfinale të Ligës së Kampioneve në sezonin 2012/2013 me Barcelonën që u kualifikua për në gjysmëfinale ku u eliminua nga Bayerni I Mynihut.

Sfidanti.al