Hijet e dyshimit zgjerohen gjithnjë e më shumë mbi Premier Leaguen angleze. Pas Celsit që u dënua me bllokim të 2 sesioneve të merkatos deri në 2020, klubi që po ndjen frikën e ndëshkimit është Mancester Sitit. Sipas Daily mail, edhe Citizens duket se kanë thyer rregullin e FIFA për nënshkrimin me futbollistët minorenë, kështu që drejtuesve të kampionëve të Anglisë u duhet të përgatiten për një dënim si ai që iu dha Celsit.
Por telashet për Mancester Sitit nuk përfundojnë këtu. Sipas të përjavshmes ‘Der Spiegel’, drejtuesit e klubit anglez rezultojnë se kanë bërë një pagesë jo të ligjshme prej 230 mijë Eurosh në favor të agjentit të Xhejdon Sancho, kur lojtari ishte vetëm 14 vjec. Dicka që bie ndesh me rregulloren e Federatës Angleze të Futbollit që nuk lejon lojtarët nën moshën 16 vjec që të kenë agjentë.
Sancho, që në këtë moment është pjesë e Borusia Dortmund kaloi te Mancester Siti nga Uatford në vitin 2015, por kjo tratativë u zbulua vetëm në orët e fundit. në dokumentat e gjetuar figuron edhe pagesa e bërë në drejtim të agjentit të Sancos, Emeka Obasi.
Mancester Siti nga ana e tij i ka hedhur posjhtë akuzat duke folur për teori konspirative, pasi sipas këtij klubi gjithcjka është sajuar për të dëmtuar imazhin e tij.
sfidanti.al