Dushan Tadiç shënoi një gol fantastik dhe dha dy pasime goli, pa përmendur disa lëvizje të tij të shkëlqyera në fushë në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve (LK) që Ajaksi i Amsterdamit e fitoi me rezultatin e thellë 4-1 në stadiumin legjendar të Madridit, “Santiago Bernabe”. Ky futbollist serb ishte më të vërtetë plejmejkeri i Ajaksit që ka edhe meritën kryesore për fitoren dhe kualifikimin e ekipit amsterdamas.
Vetëm një vit më parë, Dushko Tadiç luftonte për mbijetesë në Premier Ligë në përbërje të Sauthemptonit dhe Ajaksi e bleu atë, duke paguar vetëm 10 milionë sterlina, por fitoi shumë më tepër dhe kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e së mërkurës së Ajaksit.
Por, sidoqoftë, loja e shkëlqyer e Tadiçit në ndeshjen kundër Realit nuk ishte rastësi, pasi ai po luan mjaft gjatë të gjithë sezonit: në 39 ndeshje që ka luajtur me Ajaksin këtë sezon në të gjithë konkurrimet, ai ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 13 pasime golash. Sa për krahasim: Ronaldo këtë sezon në 35 ndeshje me Juventusit ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 12 pasime golash.
Dushko Tadiç, këtë sezon të LK-së, është përfshirë direkt në shënimin e nëtë golave për Ajaksin në tetë ndeshje, duke shënuar vetë pesë gola dhe duke dhënë katër asistenca golash.
Sfidanti.al