Neto nuk ta zgjat : Nejmari i famshëm, por tejet i llastuar!

Ylli i PSZH-së, Nejmar, në shpesh raste është kritikuar për sjelljen e tij si në fushën e gjelbër, ashtu edhe jashtë saj, nga kolegët dhe kundërshtarët e tij, si edhe nga media dhe opioni publik.
Deri tani, ne kemi konstatuar se shumë persona të njohur e kanë “goditur” Nejmarin, por deklarata e ish-pjesëtarit të përfaqësueses Hose Fereira Neto (52 vjeç) që e kritikoi fare hapur futbollistin e njohur brazilian, ishte me shumë spec djegës:
“Nejmari qenka një nga më të mirët në botë? A e keni parë Mesin kundër Realit të Madridit, ai e patë Mesin se çfarë bëri në ndeshjen kundër Seviljes? A e shihni sesi luan Kristiano Ronaldo, duke qenë 33 vjeç?” – vuri në dukje Neto, duke shtuar më tej:
“Nejmari nuk është lojtar, por një person i famshëm i llastuar! Ju nuk mund të flisni keq për të, sepse zemërohet i ati i tij dhe të vetmit që kanë kurajë ta bëjnë këtë, jemi unë dhe Kasagrande”.
Sfidanti.al