Reali mes 4 “rrugëve” kërkon trajner! Murinjo nuk figuron mes tyre

Gazeta spanjolle “AS” vë në dukje se nr.1 i Realit të Madridit, Florentino Perez, po konsideron kandidaturat e tre trajnerëve që do të mund ta pasojnë Santiago Solarin në stolin e drejtimit të ekipit madridas, sidomos mbas humbjes poshtëtuese 1-4 nga Ajaksi në “Santiago Bernabe” dhe eliminimit të klubit “mbretëror” nga Liga e Kampioneve që në 1/8-tën e finaleve të LK-së.
Sipas gazetës, Perezi ka piketuar trajnerin aktual të Totenhemit, Maurisio Poçetino, Joakim Lëvin të përfaqësueses gjermane dhe Masimo Alegrin, për të cilin thuhet se ai do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi. Madje, gazeta e mësipërme pretendon se Perezi tanimë ka kontaktuar me të tre trajnerët e lartpërmendur.
Sidoqoftë, interesant është fakti se gazeta “AS” nuk e përmend emrin e Zhoze Murinjos që është lidhur kohët e fundit me stolin e drejtimit të Realit.
Sfidanti.al