Është Championsi i përmbysjeve; një ogur i mirë për Juventusin?

Liga e Kampioneve e këtij viti, mund të quhet evenimenti i përmbysjeve dhe kthejnë situatat e vështira në të cilat ndodheshin, në favorin e tyre duke vërtetuar se në futboll gjithcka është e mundur. është ky një leksion që Juventusi duhet ta ketë mësuar për ndeshjen me Atleticon në Allianz Stadium për të përmbysur humbjen 2-0 e pësuar në Vanda Metropolitano.

Pas humbjes së pësuar në Amsterdam, Ajaksi eliminoi Realin e Madridit duke treguar forcën mbi kampionët në fuqi duke shënuar 4 gola në Santiago Bernabeu. Një mrekulli sportive që u arrit falë cilësive, kurajozëve dhe të mos paturit komplekse të të rinjve holandezë.

Kurajo që e tregoi edhe Mancester Junajtid që shkoi në Paris për të fituar dhe për t’u kualifikuar në cerekfinale. Një përmbysje plot grintë dhe në minutat e fundit realizoi edhe Porto edhe pse ndryshon nga dy të parat. në Do Dragao portugezët kthyen humbjen 2-1 të Olimpikos falë forcës së karakterit e plotësuar në kohën shtesë edhe falë disa vendimeve të diskutueshme të arbitrit dhe sistemit VAR.

sfidanti.al