Trishtimi pushton familjen e Ronaldinhos. Nëna e ish futbollistit të Barcelonës e Milanit ndërroi jetë në moshën 71 vjecare për shkak të Covid-19. Ajo ishte e shtruar që në muajin dhjetotr në spitalin Mae de Deus në Porto Alegre dhe nuk arriti dot të fitojë luftën me coronavirusit për shkak të disa komplikacioneve të shkaktuara prej tij
Në dhjetor në një postim në rrjetet sociale, Ronaldinho foli për gjëndjen e rëndë shëndetësore të nënës së tij duke u kërkuar ndjekësve të luten për të.
‘Të dashur miq, nëna ime është prekur nga Covid dhe po lufton për shërimin e saj-theksonte Ronaldinho në atë postim-është në repartin e terapisë intensive dhe po merr të gjitha kuret e mundshme. Ju falenderoj për të gjitha lutjet, energjitë pozitive dhe ngrohtësinë që më shfaqni gjithnjë. Forca nënë!’
Sfidanti.al