Klubi i Milanit vazhdon që të ndodhet i përfshirë në probleme të mëdha, qëkur atë e bleu biznesmeni kinez, Jonghong Li, kompania e të cilit, aktualisht, ndodhet në një gjendje të keqe. Sipas lajmeve më të fundit, në lojë ka hyrë policia që po heton kushtet e blejres së Milanit nga kinezët. Mediumet në Itali shkruajnë se Liu duhet ta shesë Milanin që të kthejë borxhet dhe se situatën është ofruar që ta shpëtojë Stiven Ros, pronari i klubit “Majami Dolfins”.
Nëse Liu deri në tetor nuk do të arrijë që t’i shlyejë borxhet e veta,
atëherë, klubi milanez do të kalojë në pronësi të fondit investues “Eliot Management” që, nga ana e tij, do të kërkojë një blerës të ri që duket se mund të jetë biznesmeni i lartpërmendur amerikan.
Sipas revistës së specializuar të mirënjohur amerikane, “Forbes”, pasuria e Stiven Rosit (77 vjeç) është 12 milardë dollarë!
Sfidanti.al