Murinjo lavdëron Uilian, lojtari  që i bëri “përshesh” djajtë e tij

Zhoze Murinjo, me të drejtë, ishte mjaft i kënaqur me reagimin e futbollistëve tij, mbasi Celsi shënoi golin e parë në “Old Trafford”, pasi ata jo vetëm që e morën veten shpejt, por edhe shënuan dy gola mjaft të bukur, duke e fituar ndeshjen 2-1. Por, ajo që bëri përshtypje, është se Murinjo nuk lavdëroi vetëm futbollistët e tij, por njërin prej lojtarëve kundërshtarë që i krijoi ekipit të tij më shumë probleme.

Murinjo e pranoi se vetëm një futbollist i Celsit, Uilian, e “bëri përshesh” Junajtidin në pjesën e parë, ndërsa ai e lavdëroi atë edhe në intervistën që i dha ESPN-së braziliane, duke mos i kursyer lavdërimet për këtë futbollist anësor brazilian, të cilin, në fakt, vetë ai e ka sjellë në “Stemford Brixh”.

“Doni që unë të flas për Uilianin? Ai është një top lojtar, ai është qershia mbi tortë, me të vërtetë, është i pazakontë. Një lojtar të tillë do ta donte në ekip çdo trajner. Mendoj se trajneri brazilian, Tite, do të krijojë një formacion të parë të drejtë. Jam i bindur se Brazili do të bëjë diçka të madhe në Kupën e Botës të Rusisë”, vuri në dukje Murinjo.

Sfidanti.al